Shkencëtarët: Në çdo yjësi ka një planet të ngjashëm me Tokën

Shkencëtarët: Në çdo yjësi ka një planet të ngjashëm me Tokën

17:28, 24/01/2017
A+ Aa A-

Gjetja e një planeti tjetër, të ngjashëm me Tokën, është vetëm çështje kohe. Studimet më të reja kanë vënë në pah se planetët ekstrasolarë janë shumë të shpeshtë në univers. Deri më tani, rreth 20 vjet nga zbulimi i planetit të parë të tillë, janë zbuluar gjithsej rreth 1800.

Këta planetë janë aq të shpeshtë, sa që shkencëtarët kanë filluar të mendojnë se çdo yll, e ka të paktën një planet të ngjashëm me Tokën. Deri te ky përfundim ata kanë arritur falë një studimi rreth prevalencës së planetëve që sillen rreth yjeve të kuqe, shkurtabiqe, të cilët përbëjnë rreth ¾ e yjeve në gjithësinë tonë.

Duke identifikuar një shumicë të planetëve të tillë, ka ardhur edhe duke u rritur shpresa që, një ditë, ta gjejmë një planet "të gjallë", pra që ka krijesa të gjalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco