FOTO/ Momente pikante nga inaugurimet e presidentëve të Amerikës

FOTO/ Momente pikante nga inaugurimet e presidentëve të Amerikës

17:54, 20/01/2017
A+ Aa A-

Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu sjellim momente interesante nga inaugurimet e presidentëve të Amerikës, që nga viti 1857.

ImageE para fotografi e njohur e një ceremonie inaugurimi, ai i James Buchananit në vitin 1857.

ImageInaugurimi i Abraham Lincolnit në vitin 1861 ndodhi përpara Capitolit, që ishte ndërtuar vetëm pjesërisht.

Image

Një turmë sheh teksa pjesëtare të Partisë Kombëtare të Grave protestojnë në Shtëpinë e Bardhë gjatë inaugurimit të dytë të Woodroë Wilsonit, në vitin 1917. Gratë kishin ardhur nga i gjithë vendi për të marshuar ditën para inaugurimit, për të kërkuar të drejtën e tyre për të votuar.
 
Image
Dwight D Eisenhower “kapet” me litar nga një kauboj në Monte Montana, gjatë paradës së inaugurimit në vitin 1953.
 
Image
John F. dhe Jackie Kennedy ndajnë një moment privat në Capitol, disa momente pasi ai u bë presidenti më i ri i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara.
 
Image
Momenti i jashtëzakonshëm kur Lyndon B. Johnson u inaugurua si president në 22 nëntor 1963. Ndodhi në bordin e Air Force One, në Teksas, pas vrasjes së John F. Kennedy. Jackie Kennedy ishte në krah të tij.

Image

Policia dhe protestuesit kundër luftës qëndrojnë ballë për ballë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Richard Nixonit, në vitin 1969.
 
Image
Një balonë me formë kikiriku fluturon gjatë inaugurimit të Jimmy Carterit në 1977.
 
Image
Ronald dhe Zonja e Parë, Nancy Reagan, përshëndesin turmën nga limuzina e tyre gjatë paradës së inaugurimit, në vitin 1981.
 
Image
Bill dhe Hillary Clinton gjatë ballos presidenciale në vitin 1993.
 
Image
George W. dhe Zonja e parë, Laura Bush vallëzojnë mbi logon presidenciale gjatë ballos së inaugurimit të komandantit të përgjithshëm në vitin 2005.
 
Image
Barack Obama bën betimin në vitin 2009, duke u bërë i pari president afro-amerikan i SHBA.
 
Image
Sasha dhe Malia Obama bëjnë një selfie gjatë paradës së inaugurimit në vitin 2013.
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco