FOTO/ 10 zbulimet e jashtëzakonshme në oborrin e shtëpisë

FOTO/ 10 zbulimet e jashtëzakonshme në oborrin e shtëpisë

22:08, 18/01/2017
A+ Aa A-

Nuk besojmë se ka ndonjë njëri që nuk do të dëshironte të gjente papritur një thesar të fshehur apo të bënte një zbulim të rëndësishëm arkeologjik. Ja disa histori të vërteta të njerëzve që e kanë bërë këtë vërtetë….në oborrin e shtëpisë së tyre.

Një ‘Ferrari’

Image

Në vitin 1987, 2 fëmijë ishin duke gërmuar në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, kur papritur ‘ngecën’ në një Ferrari Dino 246 GTS. Kur policia e nxori makinën në sipërfaqe u konkludiua se ajo ishte e vjedhur. Ferrari iu dorëzua shoqërisë së sigurimit dhe më pas u shit në ankand.

Guaska gjigante e një armadili prehistorik

Image

Jose Antonio Nievas, nga Argjentina gjeti një vezë gjigante dinozauri, siç e quajti, pranë fermës së tij.

Por nga ekzaminimi doli se ajo ishte në fakt guaska e një glyptodon – një armadil prehistorik me përmasat e një Volkswagen Beetle. Guaska kishte edhe një vrimë të madhe, që mesa duket ishte bërë nga dueli me një tjetër glyptodon.

Një thesar mesjetar

Image

Në vitin 2007, Andreas K., nga Austria gjeti një thesar të tërë në kopshtin e tij; rreth 200 objekte bizhuterie, përfshirë unaza, broke, enë argjendi etj. Burri i futi të gjitha objekte në një kuti dhe i vendosi në bodrumin e shtëpisë së tij, duke i harruar aty për 2 vjet. Ai u kujtua sërish për to vetëm kur vendosi të zhvendosej nga shtëpia e tij. Kur ekspertët i ekzaminuar bizhuteritë, vlerësuan se ato ishin të paktën 650-vjeçare. Andreas e dhuroi të gjithë thesarin për muzeun lokal.

Meteorë – 6 herë rresht

Image

Këtij burri nuk iu desh të kërkonte fare. Besoj se jeni dakord me faktin se shanset që një meteor të bjerë në oborrin e shtëpisë suaj janë shumë të vogla. Epo Radivoje Lajic ishte aq me ose pa fat, sa 6 prej tyre të binin pothuajse mbi çatinë e tij, pavarësisht të gjitha parashikimeve matematikore.

Shkencëtarët e Universitetit të Beogradit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për meteorë dhe kanë hetuar veprimtarinë magnetike rreth shtëpisë së Lajiç për të kuptuar shkakun e kësaj anomalie.

Nga ana e tij vetë Lajiç ka vendosur të marrë masa (mund të ketë edhe një herë të shtatë), duke përforcuar çatinë e tij me shufra çeliku.

Një bunker anti-bërthamor në gjendje të shkëlqyer

Image

Kur Chris dhe Colleen Otcasek blenë shtëpinë e tyre në Kaliforni, ata ishin në dijeni për ekzistencën e një bunkeri anti-bërthamor në kopsht, të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Një inxhinier që jetonte më parë në këtë shtëpi e kishte ndërtuar atë për veten e tij. Chris dhe Colleen menduan se pas 50 vjetësh në bunker nuk do të kishte mbetur asgjë, por gaboheshin; ai ishte në gjendje perfekte, i kompletuar me peshqirë, letra higjienike, pilula gjumi, kuti me ushqime, kafe, libra dhe revista.

Një tunel për në Piramidën e Keopsit

Image

Një nga banorët e fshatit El Haraneya, që ndodhet pranë pllajës së piramidave legjendare të Egjiptit ishte duke gërmuar në kopshtin e tij kur ra në gjurmët e një tuneli misterioz. Ishte një kalim i fshehtë për tek një nga piramidat më të mëdha dhe më të vjetra të Gizës, ajo e Keopsit.

Tuneli prehistorik ishte përshkruar nga Herodoti, historiani i lashtë grek, që kishte vizituar Egjiptin.

Eshtrat 1000-vjeçare të një indiani

Image

Ali Erturk, 14-vjeçari nga Salt Lake City, bëri një zbulim të çuditshëm në vitin 2014. Ai po hapte një gropë në kopshtin e tij kur gjeti disa kocka njerëzore. Babai i djalit lajmëroi menjëherë policinë dhe analizat zbuan se ishin eshtrat e një indiani të Amerikës që kishte jetuar rreth 1 mijë vjet më parë. Arkeologët kanë vijuar gërmimet në kopsht dhe mendojnë se mund të gjejnë një varrezë të lashtë indiane që mund t’i ndihmojë të kuptojnë më shumë për kulturën e tyre.

Një çantë me marijuanë që vlente 175 mijë dollarë

Image

Në dhjetor 2012, Mack Reed, nga Los Angeles vendosi të instalonte panele diellore në çatinë e shtëpisë së tij. Kur hapi bodrumin e tij, ai zbuloi një çantë plot me kavanoza, pako dhe zarfe me marijuanë. Me sa duket, kur Reed nuk ndodhej në shtëpi, dikush kishte fshehur drogën. Vlera e lëndës narkotike u ishte rreth 175 mijë dollarë.

Një nga thesaret e fshehur më të mëdhenj në histori

Image

Në vitin 2013, një çift i sapomartuar zbuluan një thesar të fshehur teksa shëtisnin qenin në oborrin e tyre. Ata panë një kuti të ndryshkur që dilte nga toka dhe gjetën brenda saj monedha ari. Tetë kuti të ngjashme u nxorën nga toka; të gjitha kishin brenda një numër të madh monedhash ari që i përkisnin viteve 1847-1894. Vlera e tyre nominale ishte $ 27,980, por sot vlejnë më tepër se 10 mln dollarë. Asnjëherë nuk u zbulua pse ai thesar ishte groposur në atë vend.

Mbetjet e një dinozauri

Image

Në vitin 1997, John Lambert nga Ipswich, Britani e Madhe vendosi të ndërtonte një gardh përreth shtëpisë së tij. Teksa gërmonte, ai goditi një kockë të madhe me lopatën e tij, por nuk i kushtoi vëmendje dhe e çoi në hambar, duke e harruar atje për më tepër se 16 vjet. Në vitin 2013, ai më në fund e çoi zbulimin e tij tek ekspertët, dhe doli se ishte kocka e një pliosaurus – një gjarpër gjigant deti që kishte banuar tokën 60-250 milionë vjet më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco