FOTO/ E pabesueshme, zbulohet një selfie 4000 vjeçare

FOTO/ E pabesueshme, zbulohet një selfie 4000 vjeçare

15:29, 17/01/2017
A+ Aa A-

Një arkeolog amator thotë se ka zbuluar një selfie të gravuar në gurë që është e vjetër 4000 vjet. Gordon Holmes e ka zbuluar atë në një gurë antik të Baildon Moor në Yorkshire. Në të është e gravuar një figurë e ulur rreth zjarrit me një dorë në kokën e tij.

Sipas Holmes kjo gravurë është e kohës së gurit. Derisa sot të gjithë bëjnë selfie, ky arkeolog amator beson se e ka zbuluar selfien e parë britanike.

Gordon Holmes është ulur afër një pikture antike me një fytyrë në të, që ai thotë se është 4000 vjeçare.

Image

Holmes beson që kjo gravurë është bërë nga ndonjë artist në Kohën e Gurit. “Besoj se si duket ajo është një ‘selfie e Kohës së Gurit”, thotë Holmes.

“Paraqet një figurë të ulur, e cila mund të supozojmë se është vetë artisti, që është i ulur apo qëndron në një peizazh apo rreth një zjarrit dhe duket sikurse mban një fjalim apo Kasiopea është mbi të. Është sikurse ai ka gravuar selfien e vetvetes. E di se ka pasur interpretime edhe më herët të selfieve, sikurse të atyre që ishin të vizatuara në hiroglife nga egjiptianët e lashtë, por selfie e gravuar në gurë e Baildon Moor është shembulli më i hershëm në Britani”, thotë Holmes, transmeton Gazeta Express.

Holmes gjuan gurë të këtillë antik që nga mosha 12 vjeçare.

Ai është një inxhinier i pensionuar i dizajnit dhe IT por jetën e tij ja ka kushtuar studimit të gravurave antike.

Image

“Ka shumë filxhanë dhe unaza gurës rreth kësaj kënete, ku ka gdhendje në gurë. Por janë së paku 5 gurë të këtillë që prezantojnë aspekte të gravura siç është qielli e që gjenden në kënetën Baildon”.

“Duket se vetëm në këtë vend kemi edhe metoda të konstalacionit të yjeve. Zbulimet e tjera kanë të bëjnë me Rivock Edge, Harden dhe Bingley që janë më shumë shembuj misterioz me kuptim astronomik”, thotë në fund Holmes.

Ky gurë tani është bërë subjekt studimi nga kolegji i Bradford. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco