FOTO /Parashikimi shokues! Ja VIP-t që pritet të vdesin këtë vit

FOTO /Parashikimi shokues! Ja VIP-t që pritet të vdesin këtë vit

21:48, 10/01/2017
A+ Aa A-

Anglezët njihen për humorin e tyre të çuditshëm. Njihen edhe për humorin e zi. Ndryshe, si mund të shpjegohet ekzistenca e një sajti anglez në internet, ku çdo vit nxirret "Lista e Vdekjes", që parashikon se cilët të famshëm do të vdesin brenda vitit?

Në 2016-ën u ndanë nga jeta 25% e listës së tyre (12 nga 50). Ndoshta sepse ky sajt përdor "strategjinë" e përzgjedhjes së personaliteteve të njohur që janë në moshë të thyer, kryesisht mbi 90 vjeç.

Ndër emrat që u ndanë nga jeta në 2016-ën dhe ishin në listën e kobshme, ishin Fidel Castro, Nancy Reagan dhe Muhammad Ali.

Këtë vit, lista përfshin disa emra të tjerë të njohur, emra të mëdhenj të artit dhe medias. Aktori Kirk Douglas, i cili festoi 100 vjetorin muajin që shkoi; dizenjatori i famshëm Pierre Cardin, 95 vjeç; themeluesi i "Playboy", 91-vjeçari energjik Hugh Hefner (foto); multimilioneri David Rockfeller, 102 vjeç; ish-Papa Benedikti XVI, 90 vjeç; George Bush Ati, 93 vjeç si edhe aktoret e njohura të Hollyëood-it të artë, Betty Ëhite, 95 vjeç apo Olivia de Havilland, 101 vjeç. /Anabel.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Liri11/01/2017 10:44

    Mbushni ju apo jo lerini robt te vdesin kur tu vimomenti ......eshte psikollogjike kur njeriu e mer vesh (parashikimin) vdes brenda

    Shto koment

    Denonco