FOTOT e rralla/ Lashtësia jeton mes nesh

FOTOT e rralla/ Lashtësia jeton mes nesh

18:31, 24/12/2016
A+ Aa A-

Bota mund të jetë duke ndryshuar me shpejtësi, por këta njerëz jetojnë si 20 mijë vjet më parë.

Këto foto të pazakonta janë bërë me helikopter në xhunglën e Amazonës dhe janë publikuar së fundmi në media.

Ato tregojnë një fis të izoluar plotësisht nga bota.

Indianët jetojnë në grupe të izolura nomadike në xhunglën braziliane, pranë kufirit me Perunë.

Kur helikopteri fluturon sipër tyre, ata fillimisht janë në panik.

Më pas meshkujt marrin kurajën dhe nisin të qëllojnë me shigjeta helikopterin.

Fotot janë bërë nga Ricardo Stuckert.

“Të mendosh që në shekullin e 21-të ka akoma njerëz pa asnjë kontakt me civilizimin, që jetojnë siç kanë jetuar të afërmit e tyre para 20 mijë vitesh, është një emocion i fuqishëm,” tha ai për revistën “National Geographic”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco