FOTO/ Reportazh nga fshati finlandez ku Santa Claus me 'kukudhët' e tij marrin 32 mijë letra në ditë për dhurata

FOTO/ Reportazh nga fshati finlandez ku Santa Claus me 'kukudhët' e tij marrin 32 mijë letra në ditë për dhurata

14:39, 24/12/2016
A+ Aa A-

Santa Claus thotë se përgatitjet janë në rrugë të mbarë për udhëtimin e tij përreth botës për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjes. Ndërsa elfët ose "kukudhët" hapin letrat e fëmijëve nga e gjithë bota, disa janë me fat për ta vizituar burrin e vjetër në Lapland.

Raporti i korrespodentit të Zhao Jianfu nga Finlanda.

Është mëngjes herët në fshatin finlandez Lapland të Santa Claus-it. Gjatë muajve të errët të dimrit, dielli nuk lind këtu deri rreth orës 11 të mëngjesit.

Por kjo nuk do të thotë se Santa Claus dhe "kukudhët" e tij të besueshëm nuk janë të zënë duke bërë përgatitjet e fundit për prag të Krishtlindjes dhe udhëtimit të tyre të përhershëm vjetor.

Ati e Krishtlindjes ka ende letra për të lexuar dhe dhurata për të përgatitur, por ai thotë se çdo gjë do të jenë gati në kohë.

    "Më e mira e Krishtlindjes është vigjilja e 24 dhjetorit. Ndaj e shënojmë në kalendar dhe më pas fillojë të punojmë për ta përfunduar të gjithë në kohë. Kemi ende disa dhurata për të paketuar dhe mendoj se çdo gjë do të jetë gati në prag të Krishtlindjes."

    Me përgatitjet drejt fundit, tani është e mundur për të vlerësuar sjelljen e fëmijëve gjatë vitit 2016.

    Santa thotë se jo shumë janë futur në listën e të këqijve, pasi ai beson se fëmijët nga natyra janë të mirë dhe nëse jo, zakonisht ka një arsye.

    "Mendoj se fëmijët në thelb sillen gjithmonë mirë. Nuk dua të them se të rriturit nuk sillen mirë, por fëmijët e posaçërisht janë pozitivë. Por, në qoftë se ata kanë le të themi një "ditë të keqe" për këtë ka një arsye."

    Këto janë kohë të zëna me punë edhe për "kukudhët" e besueshëm të Santas.

    Zyra e postës e fshatit thotë se Santa Claus merr rreth gjysmë milioni letra çdo Krishtlindje, nga pothuajse 200 vende të ndryshme të botës.

    E ndërsa Krishtlindja afrohet, zyra postare thotë se merr mbi 32,000 letra në ditë. Këtë vit, shumica e letrave vijnë nga Kina, Polonia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Sara që punon në zyrën e postës thotë se këtë vit lodrat më të kërkuara nga fëmijët janë ato që lidhen me temën e filmit të animuar 'Frozen', por edhe blloqet e Lego-s dhe personazhet e filmit 'Star Wars'.

    "Fëmijët kërkojnë lodra me temën e filmit Frozen, më pas lodrat e Lego-s, lodrat nga Star Wars. Por gjithashtu ka shumë letra që kërkojnë paqe dhe dashuri."

    Vetëm 90 minuta fluturim në veri të Helsinkit, Lapland është vendi i ëndrrave për sa u përket lojërave dimërore. Slita që tërhiqen prej drerësh dëbore, qentë haski, ski etj. Lapland është në krye të listës si vendi ideal ku mund të kaloni Krishtlindje të paharrueshme dhe krejtësisht të bardha./CRI

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco