Studimi /Qentë, miku më i mirë për të larguar vetminë dhe nostalgjinë

Studimi /Qentë, miku më i mirë për të larguar vetminë dhe nostalgjinë

16:42, 23/12/2016
A+ Aa A-

Si ta largosh nostalgjinë dhe vetminë nëse ndodhemi larg të dashurve? Tetori është periudha kur shumë studentë largohen nga shtëpitë e tyre për në universitet, ndahen nga miqtë, prindërit dhe kjo çon në vetmi dhe ndjenjën e mallit.

Një studim i ri ka zbuluar një formë për ta reduktuar këtë ndjenjë me qen. Hulumtimi u realizua nga Universiteti i Kolumbias Britanike, në Kanada dhe tregoi se miku i më i mirë i njeriut, qeni, është çelësi për ata që largohen për një fillim të ri. Studimi tregon se terapia e asistuar me kafshë mund t’i ndihmojë njerëzit të luftojnë nostalgjinë dhe mund të ulë ndjenjën e braktisjes së studentëve gjatë vitit të parë të studimeve.

Kalimi nga shkolla e mesme në universitet mund të jetë një pengesë për shumë studentë të vitit të parë. “Studentët që provojnë ndjenjën e nostalgjisë e braktisin shkollën dhe interesi i universiteteve është të mbështesë studentët gjatë kësaj faze transitore,” komenton John Tyler Binfet, bashkautor i hulumtimit.

Në këtë studim studentët e 44 universiteteve që kishin pohuar se ndiheshin melankolia, plotësuan një pyetësor për të matur nivelin e nostalgjisë, kënaqësisë dhe lidhjen me kam-pusin universitar.

Gjysma e pjesëmarrësve kaloi 8 javë në terapi me qen, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që terapitë me qen do të fillonin brenda 8 javëve. Terapia përfshinte seanca javore prej 45 minutash me ndërveprime me grupe të vegjël me qen. Pas përfundimit të seancave pjesëmarrësit e të dy grupeve plotësuan përsëri pyetësorë.

Ata që kishin kontakte me qen kishin një reduktim të trishtimit ose të melankolisë dhe ishin më të kënaqur. Grupi tjetër që i priste seancat shfaqi një rritje të ndjenjës së nostalgjisë. Edhe pse duhen studime më të thelluara, aftësia e universiteteve për t’i lidhur studentët me kam-pusin mund të jetë një zbulim për reduktimin e numrit të braktisjeve të shkollës nga studentët e vitit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco