Zbulohet një tjetër vrimë e zezë në Univers

Zbulohet një tjetër vrimë e zezë në Univers

16:47, 11/10/2016
A+ Aa A-

Astronomët kanë vërejtur një vrimë të zezë, supermasive, që rri pezull në një galaksi që është zbuluar së fundmi. Vrimat e mëdha të zeza, që mund të jenë nga qindra-mijëra deri në miliarda herë më masive sesa dielli, zakonisht gjenden në qendër të një galaksie.

Megjithatë, nganjëherë, kur dy galaksi ndeshen me njëra-tjetrën dhe bashkohen, njëra nga dy vrimat e zeza mund të zhvendoset krejtësisht, duke bërë që të sorollatet në hapësirat në periferi galaksisë së re. Vrima e zezë 'XJ1417+52' është një e tillë.

E gjendur rreth 4.5 miliardë vjet drite larg nesh, ky objekt shumë i largët besohet që dikur ka qenë pjesë e një galaksie më të vogël, e cila është bashkuar me një galaksi më të madhe, pas përplasjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco