Anija kozmike ‘ExoMars’ së shpejti do të ulet në planetin e kuq

Anija kozmike ‘ExoMars’ së shpejti do të ulet në planetin e kuq

16:41, 11/10/2016
A+ Aa A-

Anija kozmike  'ExoMars' i është afruar ndjeshëm Planetit të Kuq, pas një udhëtimi prej 500 milionë kilometrash. 'ExoMars' do të zbarkojë në sipërfaqen e Marsit më 16 tetor, ndërsa pjesa e dytë e tij do të zbresë  më datën 19 të këtij muaji.

Njëri nga misionet kryesore të zbarkimit të kësaj anije kozmike është testimi i hapësirës në sipërfaqen e Marsit, para dërgimit të eksploruesit me gjashtë rrota, 'ExoMars Rover', që pritet të zbarkojë në Mars në vitin 2020, me qëllim të hulumtimit të mundësisë së gjetjes së jetës në Mars.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, anija kozmike do të jetë në gjendje që të kryej eksperimente preliminare sa i përket shpejtësisë, lagështinë, shtypjes së ajrit, si dhe matjen e temperaturave, të dhëna këto që do të kontribuojnë shumë për misionet e ardhshme në Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco