FOTO /Arkeologët rindërtojnë fytyrën e njeriut 9500 vjeçar, ja si duket

FOTO /Arkeologët rindërtojnë fytyrën e njeriut 9500 vjeçar, ja si duket

17:26, 10/12/2016
A+ Aa A-

Arkeologë të Muzeut Britanik kanë rindërtuar fytyrën e një njeriu që jetoi  9500 vjet më parë në qytetin e lashtë të Jericho-s, duke na lejuar që ta shohim se si dukej.

Identiteti i njeriut është i panjohur, grupi i arkeologëve mendon se ka qenë dikush me rëndësi shumë të madhe. Kafka e këtij njeriu është suvatuar me gëlqere kur u varros. Kjo formë është praktikë e varrimit ritual. Kafka hiqet nga kufoma e personit të vdekur dhe mbushet me suva e më pas i shtohet një shtresë bojë.

Kafka e Jericho Skull u gjet e varrosur së bashku me disa kafka të tjera të suvatuara, kurse trupi i është varrosur pranë shtëpisë. Kjo taktikë varrimi është përdorur para 9500 vjetësh.

Kafka e suvatuar ishte një ritual që njerëzit t’i rikujtojnë ata edhe pas vdekjes. Studiuesit e dërguan kafkën e Jericho për një skanim në qendrën e analizave të muzeut, për të zbuluar detaje të tjera.

Sipas tyre, te kafka e Jericho-s mungonte një nofull, i ishin kalbur dhëmbët dhe hunda e tij ishte e thyer. Ai kishte një formë të zgjatur të kokës, ndryshe tani. Gjithsesi, ekipi rindërtoi pjesën e fytyrës të njeriut me të gjithë pjesët e mbledhura duke aluduar si mund të dukej ai.

Fytyrat e rindërtuara janë duke u bërë më popullore, disa hulumtues të universitetit Melburn në Australi kanë rindërtuar fytyrën e një mumie 2300-vjeçare./Blitz.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco