FOTO/ Zbulimi i fundit: një varr antik plot gdhendje në bahçen e një fshatari kinez

FOTO/ Zbulimi i fundit: një varr antik plot gdhendje në bahçen e një fshatari kinez

09:57, 10/12/2016
A+ Aa A-

Një varr i lashtë është zbuluar rastësisht në jugperëndim të Kinës nga fshatarët, në Sichuan, më 4 dhjetor 2016, njofton Peoples's Daila China, citon Syri.net.

Fshatarët në Lu Counto u habitën kur ata panë një numër gurësh varri të gdhendura ndërsa gërmonin në bahçen e shtëpisë së tyre. Më shumë se 200 gurë të tillë gjendeshin në varrin antik antike, ku pjesa më e madhe peshonin mbi 800 paund.

Varreza mund të ketë qënë grabitur dikur, por arkeologët qenë në gjendje të identifikonin se ato i përkisnin periudhës së dinastisë Song, mbështetur në përmbajtjen e gdhendjeve.

    ‘Varri është ruajtur mirë dhe ka një stil arkitekturor të dinastisë Song. Porta e rëndë, luftëtarët dhe dekorimet florale janë simbole të stilit të jetës së njerëzve të dinastisë Song. Dy anët e varrit janë njësoj, ç’ka tregon se mund të ketë qënë ndërtuar për një çift”.

    Identifikimi i të varrosurve duket i vështirë, duke pasur parasysh se vendi duhej të ishte grabitur.

    Mbi 200 copëra të gurëve të varrit janë dërguar në muzeun e Lu County-t. Ka pasur më shumë se 160 gërmime në këtë vend dhe mjaft nga reliket e gjetura dëshmojnë mjeshtërinë e lartë të zejtarëve dhe mbartin vlera të larta estetike./Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco