Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor

Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor

20:06, 30/11/2016
A+ Aa A-

1782 – Britania njeh paraprakisht pavarësinë e Shteteve të Bashkuara, gjatë bisedimeve në Paris, të cilat përfunduan pas 1 viti me njohjen e plotë përfundimtare të shtetit të ri në hemisferën perëndimore. Historianët shpesh kanë komentuar se traktati i Parisit ishte shumë bujar për Shtetet e Bashkuara përsa i përket kufijve tepër të zgjeruar në dëm të fiseve indiane (aleatë të britanikëve). Sipas historianëve, këto lëshime nga britanikët në çështjen e kufijve u bënë jo vetëm falë aftësive negociuese të Benjamin Franklinit dhe John Adamsit, por edhe me paramendimin se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i madh tregtar i Britanisë. Ky ishte shkaku që pas bisedimeve, Franca u shpreh:”Anglezët nuk bëjnë paqe, por e blejnë atë”.

1835 – Në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens – gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur.

Para se të bëhej i tillë, Klemens kreu punë të ndryshme, përfshi timonier anijesh në lumin Missisipi – gjatë kësaj përvojë i lindi edhe ideja për emrin e penës, kur kapiteni i anijes thërriste “Mat thellësinë e ujit!”, (anglisht “Mark Twain!”). Gjatë kësaj periudhe. Mark Twain krijoi edhe personazhet e njohur, Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer dhe aventurat e tyre. Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se “do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës. Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij, dhe ati i letërsisë amerikane.

1872 – Në Glasgou, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë. Takimi, në prani të 4 mijë spektatorëve, përfundoi 0 me 0. Ndeshja ishte planifikuar për të filluar në orën 2 pasdite, por u vonua për 20 minuta për shkak të mjegullës. Spektatorët kishin paguar një tarifë hyrje prej 1 shilingë (10 qindarka. Dy nga lojrat më të hershme të futbollit të regjistruara në Evropë përfshijnë lojën e quajtur Episkyros në Greqinë e lashtë dhe versionin romak i quajtur Harpastum (lojë turme). Rregullat e sotme të futbollit janë bazuar kryesisht në ndeshjet e shekullit të 19-të mes skuadrave në shkollat publike të Anglisë. Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) u formua në vitin 1904. Në vitin 1930, FIFA organizoi kampionatin e parë botëror të fubollit në Uruguaj, dhe që atëherë çdo 4 vjet në një nga vendet anëtare të Federatës.

1912 – Durrësi pushtohet nga trupat serbe; ushtarët futen në det megjithë kuaj duke bërtitur “Rroftë deti serb!” Ndërkohë, Britania ndryshon mendimin që Shkodra t’i jepej Malit të zi, duke thënë se shkëputja e këtij qyteti nga Shqipëria është e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco