Ja si janë krijuar duart e njeriut

Ja si janë krijuar duart e njeriut

16:33, 09/10/2016
A+ Aa A-

Hulumtimet tregojnë se mutacioni gjenetik na ka lënë me vetëm pesë gishtërinj dhe thonë se janë të ngjashme me krahët e peshqve. Një hulumtim i fundit identifikoi dy gjene si të përgjegjshme për formacionin e gishtërinjve të njerëzve dhe krahëve të peshqve, e cila "përcakton në mënyrë të qartë një lidhje molekulare” midis tyre, shkruan Daily Mail.

Por, të dhënat fosile tregojnë se paraardhësit tanë ishin polydactyl (një anomali kongjenitale fizike që shkaktohet tek macet që lindin me më shumë se numri i zakonshëm i këmbëve në një ose më shumë nga putrat e saj), që do të thotë se ata kishin më shumë se pesë gishta për dorë, gjë e cila ka lënë ekspertë duke pyetur se pse ne tani kemi vetëm pesë gishtërinj.

Tani, hulumtuesit kanë zbuluar se ky ndryshim i madh morfologjik nuk ka ndodhur vetëm me shtimin e gjeneve të reja, por edhe nga një mutacion që ka ndodhur brenda tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco