Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Qeshni me lot! Kanguri rreh keq gjuetarin

FOTO/ Qeshni me lot! Kanguri rreh keq gjuetarin

16:40, 17/02/2018
A+ Aa A-

Një gjuetar kangurësh mori më shumë se ç’kërkoi, pasi kanguri luftoi dhe ia theu nofullën e tij.

Joshua Hayden, 19 vjeç, po bënte gjueti afër Kellerberrin në Australinë Perëndimore të martën mbrëma kur një kangur e sulmoi.

Hayden, që ishte në veturë me vëllain e tij, i pa tre kangurë në një livadh dhe mori shenj për të qëlluar nga dritarja.

Ai tha për ABC news se njëri prej kangurëve u zhduk nga pamja dhe papritur u shfaq dhe e sulmoi veturën.

Kafsha goditi njërën anë të veturës me aq forcë të madhe sa që e theu dritaren përpara, para se ta godiste me kokë Hayden drejt e në nofull dhe t’ia thyente atë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco