Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Plani perfekt i kësaj qeverie për të ulur papunësinë fillon duke u falur qytetarëve nga 560 euro çdo muaj

Plani perfekt i kësaj qeverie për të ulur papunësinë fillon duke u falur qytetarëve nga 560 euro çdo muaj

00:42, 17/02/2018
A+ Aa A-

Finlanda ka filluar të zbatojë një projekt të ri që për momentin është në fazën e eksperimentit për dy vite.

Shteti Finlandez do të dhurojë për 200 njerëz të moshës nga 25 deri në 58 vjeç nga 560 euro në muaj, pavarësisht nëse ata punojnë ose jo.

Eksperimenti synon të masë rezultatet mbi zvogëlimin e shpenzimeve sociale, pasi ata mendojnë se në këtë mënyrë njerëzit do të jenë të motivuar për të punuar edhe më një punë më një rrogë më të ulët, duke bërë që të ulet ndjeshëm papunësia.

Kjo jo vetëm do të bëjë që të ulet papunësia sipas qeverisë por do të rrisë edhe nivelin e atyre që do të bëjnë një punë vullnetare.

Kjo taktikë menjëherë pas vënies në zbatim duket se po ecën mjaft mirë, pasi shumë njerëz janë kthyer në profesionin e tyre edhe pse me një rrogë më të ulët.

Pas përfundimit të eksperimentit plotësisht, qeveria pritet të kalojë fondet në mënyrë që rrogën shtesë ta marrë çdo qytetar i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco