Gruaja që është alergjike nga gjithçka, përfshirë edhe burrin e saj

Gruaja që është alergjike nga gjithçka, përfshirë edhe burrin e saj

18:19, 18/11/2016
A+ Aa A-

Një grua amerikane, është alergjike nga thuajse gjithçka, madje edhe nga burri i saj.

29-vjeçarja Johanna Watkins ka jetuar në dhomën e gjumit vitin e fundit. Meqë është alergjike nga ushqimi, substancat kimike, pluhuri, pothuajse gjithçka, bashkëshorti i saj, Scott, i ka krijuar një “zonë të sigurt”, ku nuk hyn as drita e diellit. Johanna është alergjike edhe nga njerëzit, përfshirë edhe burri i saj. Scott as nuk mund ta përqafojë bashkëshorten e tij, prandaj jetojnë në dhoma të ndryshme që të mos e lëndojë.

Johanna vuan nga sindroma MCAS (sindroma e aktivizimit të qelizave direk). Qelizat direk janë lloj i qelizave të bardha të gjakut që sekretojnë substanca kimike në trup, duke kontrolluar kështu sistemin imunitar. Por, tek Johanna këto qeliza nuk funksionojnë si duhet, ata ëshojnë substanca kimikë në kohë dhe vend të gabuar.

Rasti i parë i kësaj sindrome është diagnostikuar para 9 vitesh, prandaj njihet shumë pak për këtë gjendje. Thuhet se 1-15% e popullsisë mund të vuajë nga kjo sindromë.

Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga kjo sindromë gjejnë shërim, por rasti i Johannas është shumë ekstrem, sa akoma nuk është gjetur një trajtim për të. Johanna jeton e vetme në dhomën e saj. Ajo e kalon ditën duke folur me anë të telefonit, skype-it ose email-it me njerëzit e saj të dashur.

E vetmja kohë kur Johanna lë dhomën, është kur ajo shkon te mjeku. Në ato moment, burrë e grua vendosin maska dhe lëvizin me makinë, pro kur ajo kthehet në shtëpi ndihet shumë e lodhur e ndjen dhimbje.

Johanna mund të konsumojë vetëm disa ushqime: mish qengji, kastravec dhe karota. Ka një vit që ajo ha të njëjtin ushqim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco