Historia prekëse e burrit që i dhuron gruas të tij të sëmurë të njëjtën kuti çokollatash prej 39 vitesh edhe pse ajo nuk e njef

Historia prekëse e burrit që i dhuron gruas të tij të sëmurë të njëjtën kuti çokollatash prej 39 vitesh edhe pse ajo nuk e njef

01:28, 14/02/2018

Një burrë i ka dhuruar gruas së tij një kuti me çokollata çdo vit, për 29 vite me radhë.

Historia bëhet më prekëse kur burri tregon se gruaja e tij është e sëmurë pasi ajo është e prekur nga dementia.

Ron dhe Donna Kramer janë një çift i martuar të cilët u njoftuan në vitin 1979 kur Ron trokiti në derën e saj teksa po punonte.

Pasi filluan të dilnin së bashku, Ron e pyeti Donnan se çfarë do të dëshironte si dhuratë për Shën Valentin.

Ajo i tha se dhurata ideale për të do të ishte çokollatat e zeza nga Buffet’s Candies. Ron i plotësoi dëshirën.

Ron i tha se nëse ajo e ruan kutinë për vitin tjetër, do ia mbushte përsëri me të njëjtat çokollata pa pasur nevojë të blejë kuti tjetër.

Pas 39 vitesh me Donnan, Ron ende vazhdon t’ia dhurojë të njëjtën kuti me çokollata gruas së tij, në mënyrë që t’ia dëshmojë adhurimin që ka për të në Ditën e Shën Valentinit.

Në vitin 2014 ajo u diagnostifikua me demantian.

“Ajo nuk më njeh, nuk e di kush jam unë. Prandaj jetojeni çdo minutë pranë atyre që i dashuroni derisa ata ende ju kujtojnë”, tha Ron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment