Eksperimentohet kali i parë udhëzues për të verbrit. Ja çfarë do jetë i aftë të bëjë

Eksperimentohet kali i parë udhëzues për të verbrit. Ja çfarë do jetë i aftë të bëjë

06:23, 09/02/2018
A+ Aa A-

Një burri me shikim të pjesshëm i cili ka frikë nga qentë udhëzues pritet ti jepet kali i parë udhëzues.

Mohammed Patel, 23 vjeç, u prezantua këtë javë me Digby - një kalë amerikan miniaturë, i cili do të trajnohet për ta ndihmuar atë të shëtisë.

Kali fillimisht do ti nënshtrohet një trajnimi dy vjeçar para se ti dhurohet 23-vjeçarit.

Ai së fundmi u zhvendos në qytetin e Blackburn, Angli qytet edhe ku jeton burri me shikim të kufizuar.

Digby përveç navigimit në qytet do të jetë i aftë të bëjë shumë gjëra, duke filluar që nga hapja e derës së shtëpisë e deri te dërgimi i rrobave në lavanderi.

Ai gjithashtu po stërvitet të jetë brenda ndërtesave, ndryshe ga kuajt e tjerë.

Një kalë ndihmës parashikohet të bëjë të njëjtat gjëra siç bën një qen dhe për më tepër këo kuaj kanë një jetëgjatësi më të madhe sesa qentë, e cila shkon deri në 30 vjet.

Kujtojmë se kuajt ndihmës filluan të eksperimentoheshin në vitet 2000 në SHBA. E.D/SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco