Zbulohen të dhëna të reja mbi Plutonin

Zbulohen të dhëna të reja mbi Plutonin

17:53, 17/11/2016
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se planeti shumë i largët, Pluto, e strehon një oqean të madh nën të me sipërfaqe të ngrirë, në formë të zemrës, që përmban më tepër ujë se sa të gjithë detërat në Tokë.

Kjo e gjetur, e raportuar mbrëmë në revistën Nature, e ka vënë Pluton në listën e Sistemit Diellor në botë, që besohet se ka oqeane nën-sipërfaqësore, disa prej të cilave potencialisht mund të kenë kushte për jetë.

Ky oqean i planetit Pluto, që me gjasë është i përzier me akull, shtrihet në 150 e deri në 200 kilometra nën sipërfaqen e tij të akullt dhe është afro 100 kilometra i thellë, kanë thënë shkencëtarët.

Ndërsa uji konsiderohet esencial për ekzistimin e jetës, Pluto nuk është kandidat parësor për të mundësuar jetë, për shkak se oqeani i tij është i mbuluar me shumë akull, thonë shkencëtarët.

Këto zbulime janë bërë nëpërmjet analizave të informacioneve të mbledhura nga sonda kozmike e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e njohur me emrin New Horizons, e cila ka fluturuar afër Plutos në korrik të vitit 2015.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se për çfarë arsye efekti 1,000 kilometërsh i gjërë i rezervoarit ujor, që përmban rajonin e pazakonshëm në formë të zemrës, ishte i vendosur në pozicionin aktualtë tij afër ekuatorit të Plutos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco