Nëse planifikoni të shkoni te kjo kafene, atëherë paratë nuk ju duhen

Nëse planifikoni të shkoni te kjo kafene, atëherë paratë nuk ju duhen

00:35, 20/01/2018
A+ Aa A-

Rrjeti më i  madh i kafeneve në SHBA “Starbucks” po planifikon ndalimin e pagesave cash në dyqanet e tij.

Ata fillimisht kanë filluar me një nga dyqanet e tyre të fillimit në Seattle.

 Nga sot e tutje ato nuk do të pranojnë mënyrë pagese tjetër përveç se kartës së kreditit apo pagesës nëpërmjet telefonit.

 Kompania në fjalë ka thënë se ky është një test dhe nuk ka dhënë informata se sa testi do të zgjasë.

Ndërsa arsyet pse kompania ka ndërmarrë këtë hap janë vonesat që njerëzit kishin për të marrë porositë e tyre, por edhe ruajtja nga sulmet ose grabitjet.

Nga ky moment kompania ka filluar të ketë rritje shkarkimesh të aplikacionit të saj, duke lënë të kuptohet se klientët e saj po e pëlqejnë këtë lëvizje të saj.E.D/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco