FOTO/ ‘Sophia’, roboti i parë në botë që merr nënshtetësinë

FOTO/ ‘Sophia’, roboti i parë në botë që merr nënshtetësinë

15:00, 27/10/2017
A+ Aa A-

Një njeri-robot, me emrin Sophia, ka shënuar histori duke u bërë robot i parë në botë me nënshtetësi.

Arabia Saudite, të mërkurën, i ofroi robotit pasaportizimin, një robot i projektuar nga sipërmarrësi David Hanson.

Gazetari, Andrew Ross Sorkin, ishte gjithashtu personi që njoftoj Sofian rreth këtij vendimi, në  fund të intervistës së ti në takimin ‘Iniciativa për Investime të Ardhshme në Riad, Arabia Saudite’.

‘Sapo e mësuam, Sophia, shpresoj që ti më dëgjon, unë ty tani do të dorëzoj shtetësinë e parë saudite për një robot’.

Sophia u përgjigj pa humbur kohë: ‘Dua të falënderoj shumë mbretërinë e Arabisë Saudite’.

‘Jam shumë krenar dhe e nderuar për këtë dallim unik. Kjo është historike për një robot, i pari në botë që do të ketë një shtetësi’, tha roboti Sophia.

Mariela Shkurta /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco