Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Mos e humbisni! Sekreti i lumturisë i Albert Ajnshtajn shitet për 1,56 mln $. Ja historia që fshihet pas

FOTO/ Mos e humbisni! Sekreti i lumturisë i Albert Ajnshtajn shitet për 1,56 mln $. Ja historia që fshihet pas

21:53, 24/10/2017
A+ Aa A-

Një shënim i fizikantit Albert Ajnshtajn mbi sekretin e lumturisë, u shit sot në një ankand në Jeruzalem, për një çmim prej 1.56 milionë dollarë.

“Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve.

Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja arriti majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbanin shkrimin e njeriut të madh.

“Një jetë e qetë dhe modeste jep më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që të përfshin në një shqetësim të përhershëm”, kishte shkruar Ajnshtajni në gjermanisht në letrën me kokë të “Imperial Hotel de Tokyo”, ku ai qëndroi në vitin 1922.

Fituesi i çmimit Nobel, i lindur në Gjermani, i dha shënimet një korrieri në Tokio në vitin 1922, në vend të një bakshishi. Ajnshtajn i tha se nëse ai ishte me fat, shënimet do të bëheshin të vlefshme.

Një shënim i dytë i shkruar në të njëjtën kohë thjesht thoshte: "Ku ka vullnet, ka një mënyrë." Ky u shit për 240,000 dollarë, njoftoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve. Blerësi ishte i njëjti person.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco