Skandali: Arrestohet komisari i Policisë Dritan Xhindoli, i dënuar prej vitesh me 10 vjet burg në Itali

Skandali: Arrestohet komisari i Policisë Dritan Xhindoli, i dënuar prej vitesh me 10 vjet burg në Itali

10:09, 28/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar komisarin Dritan Xhindoli, 39 vjeç, person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 10 vjet burg për vjedhje dhe falsifikim dokumentash.

Arrestimi ka marrë përmasat e një skandali pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar në 15 shkurt 2013 me 10 vjet burg, por për 4 vjet rrjesht, SHKB-ja e ka mbajtur të fshehtë vendimin dhe ka penguar arrestimin e tij.

Dritan Xhindoli u shpall në kërkim nga Interpoli zyrtarisht në qershor 2017 dhe pas kësaj, Policia e Shteti u detyrua të vepronte duke e arrestuar një javë më parë për ta ekstraduar në Itali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/09/2017 10:54

Çfarë të thuash për këtë shtet kriminal. Fut dorën në thes e nxjerr kriminel. Sa herë ta fusësh nxjerr kriminelë. A ka ndonjë për be që të mos jetë kriminel? Na nxorën bojën gjithandej këta "rilindas", rilindën krimin, dhunën, drogën, vjedhjen totale të pasurisë publike, mjerimin e detyruar për popullin. Rroftë EDrama, marrtë edhe nga ditët tona po qe se nuk i mjaftojnë të tijat, për të na i bërë sa më shumë e sa më mirë mëmat.

selim rroshi28/09/2017 10:17

Hahahahahahah policia qe duam e Saje qorrit. Shkoni shikoni sa shefa komisariati keni me varse floriri nje gisht te trashe ne qafe. Do habiteni sa jane. Kjo qe plejada e komisareve qe se bashku me Ramen bene Shqiperine bahce me lule kanabisi.

Shto koment

Denonco