Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ I gjendet drogë në makinë, pranga të riut nga Kruja

FOTO/ I gjendet drogë në makinë, pranga të riut nga Kruja

14:23, 24/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me drogë në automjetin e tij.

Bëhet fjalë për Ernerdo H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë.

Policia ka njoftuar se ai u kap në zonën e Yzberishtit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga ky PERSON janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruart në cilësinë e provës materiale 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, makina tip “Volkswagen”, 1 aparat celular.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të shtetasit Ernerdo H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco