FOTO/ Prangoset ish-drejtori i aeroportit të Kukësit, kandidati për deputet i ... Ja emri

FOTO/ Prangoset ish-drejtori i aeroportit të Kukësit, kandidati për deputet i ... Ja emri

12:39, 25/07/2017
A+ Aa A-

Ish drejtori i Aeroportit të Kukësit Agron Xhafa është vënë në pranga.

Xhafa mbante postin e drejtorit nga janari i 2017 deri në momenti që u vu në listën për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë është arrestuar edhe shefi i financës së Aeroportit të Kukësit. Policia ka shpallur në Kërkim edhe ish drejtorin tjetër të këtij aeroporti Arben Carkanjin i cili mbante këtë post që nga vitit 2013.

Dy ish drejtorët dhe shefi i financës akuzohen se kanë marrë rrogat pa shkuar në punë.

Rrogat për personelin e Autoritetit të Aviacionit Civil paguhen nga shoqata e Transportit ajror IATA.

Ndërkohë që këto të ardhura sigurohen nga shfrytëzimi i hapësirave ajrore shqiptare nga kompanitë ajrore ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

feliks baci25/07/2017 23:11

nga raporti i KLSH i vitit 2016 me urdhrat e Drejtorit Ekzekutiv (Aleksander Lipivani) nr.139, 142, 143, datë 02.04.2015 janë punësuar dhe 8 punonjës mirëmbajtje në Aeroportin e Kukësit, mbi strukturën e miratuar nga MTI. Efekti negativ financiar për këto vendime është ne vlerën 2,905,000 lekë

githbo25/07/2017 12:50

filloi gjuetia e shtrigave

Shto koment

Denonco