FOTO/ Kapet pas 5 vjetësh arrati, peqinasi me katër emra i dënuar 20 vjet për vrasje Fotot e arrestimit të Astrit apo Adriano Sufalit ose ndryshe Arben Zaimit apo Josko Rançiçit

FOTO/ Kapet pas 5 vjetësh arrati, peqinasi me katër emra i dënuar 20 vjet për vrasje

12:46, 20/07/2017
A+ Aa A-

Një burrë nga Peqini, që i ishte fshehur drejtëisë italiane për 5 vjet rresht duke ndryshuar emrat deri në katër radhazi, është arrestuar më në fund nga Policia e Elbasanit e mbështetur nga Forcat RENEA. Emri fillestar i 44-vjeçar duket se është, sipas Policisë, Astrit Sufali e më pas i ndryshuar në Adriano Sufali, Arben Zaimi e deri në Josko Rançiç.

Ai është dënuar për vrasje me 20 vjet në Itali në vitin 2012 dhe ndaj do të ekstradohet në Itali.

Policia e Elbasanit deklaroi sot se pas një pune intensive njëmujore, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar  Astrit Sufali alias Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco