Horror në Vlorë, 55-vjeçari përdhunon vajzën e mitur

Horror në Vlorë, 55-vjeçari përdhunon vajzën e mitur

16:05, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një burrë në Vlorë është vënë nën akuzë për përdhunimin e një vajze të mitur.

Gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim e 55-vjeçarit B.B., me banim në Vlorë, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.

Mësohet se ngjarja për të cilën dyshohet i shpalluri në kërkim, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Lirimi” të qytetit bregdetar, raporton “Noa”.

E mitura ka qenë duke kaluar në rrugë, kur B.B., i cili jetonte në të njëjtën lagje me të e ka mënjanuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza, pasi ka mundur të largohet prej tij u ka treguar gjithçka prindërve, duke ngritur gishtin e akuzës ndaj fqinjit. E mitura e shoqëruar nga prindërit ka shkuar në polici, ku është bërë dhe denoncimi në prani të psikologut.

Aktualisht pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji26/04/2017 17:41

Kafshet kriminele dythindrake vlonjate

Shto koment

Denonco