Ekzekutimi i Ervin Dalipajt, sekuestrohen kamerat përgjatë rrugës ku u bë atentati

Ekzekutimi i Ervin Dalipajt, sekuestrohen kamerat përgjatë rrugës ku u bë atentati

08:46, 26/04/2017
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka sekuestruar kamerat përgjatës rrugës së vjetër Tiranë - Durrës, ku ndodhi dje ekzekutimi i Ervin Dalipajt, ish-Shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë dhe i Juxhin Dautit, mikut të tij. Kamerat janë të bizneseve të zonës dhe filmimet e tyre do të shërbejnë për të treguar se që ku ka filluar ndjekja e Dalipajt dhe si kanë manovruar vrasësit për t'u larguar.

Nga ekspertiza rezulton se mbi ta është qëlluar 28 herë dhe sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për vrasës profesionistë. 

Po ashtu, ka shoqëruar dhjetra persona për hetimin dhe ndër ta, edhe 15 persona me precedentë penalë.

Policia e Durrësit po heton të shkuarën kriminale të viktimave, hakmarrjet e mundshme ndaj tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës në Sukth.  Viktimat udhëtonin me një makinë tip Audi, kur prapa tyre u shfaq një automjet ngjyrë e zezë.

Skema është parë nga banorë të zonës. Ata i kanë thënë grupit hetimor se dy makinat udhëtonin me shpejtësi të lartë në rrugën e vjetër Tiranë - Durrës, paralel, ndërsa autorët qëllonin me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy makinat.

Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, sidomos nga ana e shoferit. Për shkak të të shtënave me armë, makina tip Audi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.

Skema e këtij atentati i ngjason atyre të filmave hollivudianë. Dëshmitarët shpjeguan gjithashtu se makina e autorëve u largua në drejtim të Shijakut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco