I burgosuri shqiptar arratiset nga burgu në Itali Burgu në Bollate, Itali

I burgosuri shqiptar arratiset nga burgu në Itali

16:54, 25/04/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Bollate-s në Itali, në provincën e Milanos. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e vonë e së shtunës, por është publikuar në mediat italiane vetëm gjatë ditës së sotme.

Një i burgosur shqiptar, i dënuar për drogë, kishte marrë leje për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në institucionin e dënimit. Agjentët prisnin që shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, të kthehej në burg në orën 18:00. Por shqiptari, i cili e përfundonte dënimin në tetor, ka humbur gjurmët pasi u largua nga vendi i punës. Aktualisht është në kërkim.

Tetë arratisje janë shënuar që nga fillimi i vitit nga burgu i Bollate-s.

Kujtojmë se disa javë më parë, një tjetër shqiptar u arratis nga një tjetër burg në Itali. Bëhej fjalë për Besnik Mirrën. Pasi arriti të arratisej nga burgu i “San Michele” në Alessandria, ai u arrestua pas tre javësh në një kamp të pastrehësh në Milano.

Një ditë pas Mirrës, edhe një tjetër shqiptar tentoi arratisjen nga burgu i Frosinone-s, por nuk ia arriti. Teksa tentonte të zbriste nga çatia e institucionit të dënimit, ai ra nga një lartësi prej 10 metrash dhe pësoi fraktura në shtyllën kurrizore.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco