Një vrasje është parandaluar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Burimet thanë se sot rreth orës 10:40 nga Policia e Shkodrës, pas informacioneve të marra policia ka shkuar në një lokal, nga ku ishte telefonuar se po ndodhte një krim.
30-vjeçari me iniciale F. G., banues në Shkodër, tashmë i identifikuar nga ana e Policisë dhe i shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Besmir Arrsi 21 vjeç, nga Shkodra, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 21-vjeçarin me inicialet N. P., banues në Shkodër.
Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t'ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Besmir Arrsi, 21 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, F. G., 30 vjeç, banues në Shkodër
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.
Konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
© SYRI.net