Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Nga Durrësi, shkonte të vidhte në fshatrat e Korçës: Hajduti kapet mat brenda një shtëpie

Nga Durrësi, shkonte të vidhte në fshatrat e Korçës: Hajduti kapet mat brenda një shtëpie

09:46, 28/03/2017
A+ Aa A-

Hajduti jetonte në Durrës, por shkonte për të vjedhur në fshatrat prej nga kishte ardhur. Enkeled Kajo, 30-vjeçari nga fshati Nikolicë e Korçës, vodhi një shtëpi në fshatin Kamenicë të Korçës më 27 mars dhe mbrëmjen e djeshme, tentoi të vidhte edhe një tjetër para se të merrte rrugën për t’u kthyer në Durrës.

Por, nuk i ka ecur, sese është kapur në  tentativë për  të kryer vjedhjen e shtëpisë së dytë në po të njejtin fshat, së një gruaje me iniciale E.M. 43 vjeçe.

Kajo rezulton si i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Policia e Korçës po vijon punën për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së parë në Kamenicë, që i përkiste N.B, 53 vjeç, pasi nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco