‘Eja te flesh te mua’, shqiptari përdhunon Scarlet-ën për orë të tëra. Emri

‘Eja te flesh te mua’, shqiptari përdhunon Scarlet-ën për orë të tëra. Emri

17:01, 23/03/2017
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar të martën nga policia italiane pasi rrëmbeu dhe dhunoi seksualisht një transeksual, në lagjen Bagnoli, në qytetin e Padovas.

Viktima ishte një 21-vjeçar transeksual amerikano-jugor, i pastrehë që njihej me emrin “Scarlet”.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari është hasur në rrugë me të lënduarin dhe e ka ftuar që të flinte te shtëpia e tij, por u përball me dhunën dhe abuzimin seksual.

Ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pas ulërimave për ndihmë të transeksualit nga taraca e shtëpisë së 32-vjeçarit Adam Kone, në të cilën ishte rrëmbyer dhe përdhunuar për orë të tëra.

Në vendngjarje, mbërriti policia që liroi transeksualin e terrorizuar dhe më pas bëri të mundur arrestimin e shqiptarit Kone.

Hetimi është koordinuar nga prokurori Giorgio Falcone, i cili tha se ishte episodi i tretë i një sulmi seksual brenda dy ditëve të ndodhur në lagjen Bagnoli, në qytetin e Padovas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco