VIDEO/ Skandaloze, zjarri djeg e shkatërron fondin e pasurisë në Bibliotekën Kombëtare Biblioteka Kombetare

VIDEO/ Skandaloze, zjarri djeg e shkatërron fondin e pasurisë në Bibliotekën Kombëtare

11:07, 15/03/2017
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë para pak minutash në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare, pikërisht aty ku gjendet fondi i këtij institucioni.

Siç bëjnë të ditur gazetarët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz, por fatkeqësisht duket se ka djegie të fondeve të pasurisë shqiptare, të Bibliotekës Kombëtare.

Zjarri ka rënë në katin e tretë nga fundi të Bibliotekës Kombëtare, ku edhe ndodhet fondi i pasurisë kombëtare.

Policë dhe 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi punonjësit dhe lexuesit janë evakuar në kohë, por vetëm për dëme materiale. Përmasat ende nuk dihen. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ah-ben Ah-metaj15/03/2017 16:41

Kumbaro e plotesoi formularin per burg 1. Prishja e Stadiumit 2. Veliera 3. Kulla e Korces. 4. By-passi Gjirokaster 5. Pazari i Ri Tirane 6. Pllaka e Sulltanit Lezhe 7. Rikonstruksioni i TOB 10-15 I di shefi i finances Min Kultures 16.. Djegja e Fondit te Bibliotekes Kjo qafshtrember perkthyese nuk i dalin tre jete per te shlyer denimin. Mbase e ndan me Ben Kumbaron dhe Sandr Furxhiun

Lexuesja15/03/2017 14:50

Jane djegur libra te periudhes ruse. Dhe kete e thote si pa gje te keq zv. Ministri. Asnje flete libri nuk duhet djegur, jo me libra te kujdo periudhe qofshin.

Up xhixhi15/03/2017 13:00

Te gjitha vjedhjet e medha perfundojne me nje zjarr per te zhdukur gjurmet.tani qe po ikin do zhdukin provat dhe gjurmet

Shto koment

Denonco