FOTO/ Protesta heroike, banorët e Zharrëzës kalojnë natën e dytë në qiell të hapur

FOTO/ Protesta heroike, banorët e Zharrëzës kalojnë natën e dytë në qiell të hapur

07:59, 27/02/2017
A+ Aa A-

Banorët e Zharrëzës, nata e dytë e protestës në qiell të hapur: Kërkojnë të drejtat e tyre

Banorët e Zharrëzës janë kaluar natën e dytë të tyre jashtë dyerve të Ministrisë së Energjitikës, në protestën e tyre për të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen për shkatërrimin e banesave të tyre, të shkatërruara nga Bankes Petroleum.

Banorët dhe grevistët e Zharrëzës, pasi udhëtuan mbi 125 kilometra në këmbë, nuk u lejuan që të ngrenë çadra para dyerve të ministrisë së Damian Gjiknurit, i cili nuk ka zhvilluar asnjë takim me ta.

Edhe pse nuk janë lejuar që të ngrenë çadrat, banorët e Zharrëzës kanë vendosur që protestën e tyre ta zhvillojnë në qiell të hapur. Ata kanë kaluar natën e dytë jashtë, ndërsa moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, me reshje shiu dhe ftohtë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco