Rrëfimi i prostitutës: Tmerri që përjetova nga shqiptari

Rrëfimi i prostitutës: Tmerri që përjetova nga shqiptari

19:18, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar me iniciale S.Q. është arrestuar nga policia në Breshia të Italisë, për shfrytëzim prostitucioni, përndjekje dhe regjistrime fiktive të të mirave.

Shqiptari, i cili është dënuar edhe më herët për vepra të ngjashme, shfrytëzonte për prostitucion në zonën e Rrugës “Milano”, disa vajza nga Europa Lindore.

Ai merrte nga ato gjysmën e fitimeve, rreth 500 euro në ditë.

Arrestimi i tutorit erdhi pas denoncimit të një vajze moldave, e cila pasi është rrëmbyer dhe dhunuar nga një klient me origjinë nga Afrika Veriore, kishte vendosur të ndryshonte mënyrën e jetesës. Ajo braktisi prostitucionin, filloi një punë si bariste dhe nisi një lidhje të qëndrueshme.

Por, shfrytëzuesi saj nuk e pranoi dorëheqjen e së resë. Ai, pasi e dhunoi, nisi ta përndiqte për ta shfrytëzuar sërish si prostitutë.

Vajza, gjatë denoncimit të saj, ka treguar se, një pjesë të të ardhurave që fitonte, shqiptari i kishte përdorur për blerë një makinë luksoze, e cila ishte vendosur në emër të saj, për të evituar një sekuestrim të mundshëm. Por, së bashku me arrestimin e 39-vjeçarit, është sekuestruar edhe makina.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco