Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Morën 1 mijë euro, oficeri dhe inspektori i krimeve drejt prangave

Morën 1 mijë euro, oficeri dhe inspektori i krimeve drejt prangave

21:49, 21/02/2017
A+ Aa A-

Oficeri i Krimeve në Komisariatin numër 4 në Tiranë, Ramazan Hoxha dhe inspektori i krimeve që kanë marrë një shumë prej 1 mijë eurosh nga një qytetare janë pezulluar nga detyra, ndërsa pritet arrestimi i tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të policisë.

“Ne lidhje me kronikën e transmetuar në emisionin Stop, të dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin penal. Pritet  arrestimi i tyre”, thanë burimet zyrtare nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco