Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mali i Zi i kthen Shqipërisë, të burgosurin që ishte arratisur/ Ja emri

Mali i Zi i kthen Shqipërisë, të burgosurin që ishte arratisur/ Ja emri

11:03, 17/02/2017
A+ Aa A-

Mali i Zi i ka kthyer Shqiprisë, një të burgosur që ishte arratisur nga vendi ynë që nga viti 2014, kur kishte dalë me 5 ditë leje nga burgu I Fushë Krujës.

Ai quhet Kristjan Luman, 27 vjeç, banues në Ivanaj të Malësisë së Madhe.

Policia e Krujës njoftoi se dërgoi në burgun e Tiranës më 10 shkurt 2017,  Kristjan Lumajn, i cili është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vjet burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 Lumaj ishte i dënuar më parë me 8 vjet burg nga Gykata e Apelit Shkodër për vjedhje me dhunë në bashkëpunim”në vitin 2012, dënim që e vuante në burgun e Fushë-Krujës.

Më datë 21 maj deri më 26 maj2014 ai kishte përfituar leje shpërblyese, por nuk ishte kthyer më në burg.

Ndaj, u shpall në kërkim dhe u bë e mundur kapja e tij, në Mal të Zi dhe më datë 10 shkurt 2017 është ekstraduar nga Mali i Zi në burgun e Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco