Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krisma armësh në qendër të Tiranës Rruga ku ndodhi ngjarja

Krisma armësh në qendër të Tiranës

11:00, 24/01/2017
A+ Aa A-

Krisma armësh në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 thanë për SYRI.net burime nga policia e kryeqytetit.

Sipas tyre një person ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa më pas është larguar. Policia thotë se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka një person të dyshuar.

Sipas policisë krismat janë dëgjuar në rrugën “Kajo Karafili” që është pas ish-godinës së Ministrisë së Kulturës.

Nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco