Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Dy tentativa për ryshfet dhe dy arrestime nga Policia Rrugore

Dy tentativa për ryshfet dhe dy arrestime nga Policia Rrugore

08:37, 24/01/2017
A+ Aa A-

Dy arrestime për korruptim të Policit Rrugor kanë ndodhur dje, një në Korçë dhe një në Delvinë. Në të dy rastet, pshoferët nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe kanë tentuar t;I japin ryshfet policëve rrugore, por ata u kanë vënë prangat.

Njeri prej të arrestuarve është Sokol Selimi, 46 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA475OR i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 3 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

I arrestuari i dytë është Leo Majko, 24 vjeç, banues në Delvinë. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur "Ura e Gajdarit", pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco