Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Hetimet/ Pas i ... gruan, 25-vjeçari shqiptar i fut tmerrin burrit biznesmen

Hetimet/ Pas i ... gruan, 25-vjeçari shqiptar i fut tmerrin burrit biznesmen

17:56, 23/01/2017
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar dje nga karabinierët e qytetit italian të Riminit, pas ndaj tij rëndonte masa e sigurisë së arrestit me burg e lëshuar nga gjykata e Riminit, për akte përndjekëse të rënda.

Siç raportojnë mediat lokale referuar hetimeve, shqiptari ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur një 44-vjeçar egjiptian, në dhjetor 2016.

Shqiptari kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e egjiptianit. Ndërkohë, ai përndiqte 44-vjeçarin duke shkuar shpesh në qyqanin që ai zotëronte, e fyente madje edhe e kërcënonte me vdekje, duke përdorur edhe armë. Sipas hetimeve, i riu e ka detyruar egjiptianin të ndryshojë zakonet e jetesës dhe i ka shkaktuar pasoja psikologjike.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është vënë në pranga dhe është shoqëruar në burgun e Riminit.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco