Tjetër viktimë nga i ftohti në Durrës, gruaja e vdekur prej 3 ditësh

Tjetër viktimë nga i ftohti në Durrës, gruaja e vdekur prej 3 ditësh

17:44, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një tjetër qytetar ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta.

Viktima është një 67-vjeçare e cila u gjet e pajetë brenda banesës së saj nga forcat e zjarrfikësve.

Autoritetet do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkak të të ftohtit.

E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh.

Kjo është viktima e pestë që vdes si pasojë e motit të ftohtë dhe e dyta në qytetin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco