Mediat kroate: Në muret e Dubrovnikut, drogë nga Shqipëria...

Mediat kroate: Në muret e Dubrovnikut, drogë nga Shqipëria...

18:23, 19/03/2018
A+ Aa A-

Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen nga mediat kroate si shkaktaret kryesore të ndotjes së brigjeve të Dubrovnikut.

“Dubrovacki Vjesnik” shkruan se mbeturinat vijnë për shkak të erërave jugore dhe rrymave detare, ndërsa ato duken qartë se janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse.

Brigjet e parkut kombëtar të Mljet janë mbushur me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.

Por mediat kroate njoftojnë se dy ditë më parë në muret e qytetit të Dubrovnikut janë shfaqur edhe pako me marijuanë. Sipas, “Dubrova?ki dnevnik”, janë gjetur pako me drogë.

Portali “Dubrova?ki.hr” raporton se forca policore po kontrollon në zonë për paketa të tjera të marihuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafet, nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco