Arrestohet autori i aksidentit në Durrës që mashtroi Policinë, flet 'shoferja': Më tha prano fajin se të nxjerr unë nga burgu!

Arrestohet autori i aksidentit në Durrës që mashtroi Policinë, flet 'shoferja': Më tha prano fajin se të nxjerr unë nga burgu!

14:25, 24/02/2018
A+ Aa A-

Halil Koka, personi që ishte me Ilda Parrojin në makinën që shkaktoi vdekjen e dy personave nga familja Fisku tek Mali i Robit, është detyruar të pohojë se ishte ai autori, shkaktari i aksidentit me vdekje dhe jo 30-vjeçarja. Pohimi ka çuar në arrestimin e tij nga Policia e Kavajës, siç njoftohet zyrtarisht.  

Halil Koka e ka detyruar Ilda Parrojin ta merrte përsipër fajin pasi ai ishte pa patentë, por ka qënë 30-vjeçarja, që pasi mashtroi Policinë, kazbuluar se ishte Koka ai që e detyroi ta bënte. "Merre përsipër fajin, - më tha, - se do të nxjerr unë nga burgu", citohet të ketë deklaruar 30-vjeçarja në policinë. 

Ilda Parroji do të akuzohet për dëshmi të rreme.

INFORMACIONI I POLICISE SE TIRANES

Në vijim të informacionit paraprak. 

Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco