FOTO/ Dje i dogjën makinën, reagon biznesmeni Alikaj: Më thuaj emrin e porositësit, do të të jap ...

FOTO/ Dje i dogjën makinën, reagon biznesmeni Alikaj: Më thuaj emrin e porositësit, do të të jap ...

12:12, 13/02/2018

Biznesmeni Eduard Alikaj ka reaguar ditën e sotme pas djegies së makinës një ditë më parë në Vlorë. Ai shkruan në Facebook, se ofron shpërblim për personin që i hodhi benzinën makinës.

Ai ofron shpërblim për atë, me qëllim që ti tregojë emrin se kush e kishte paguar.

‘Dhjetëfish do shpërblehesh nga unë’, shkruan biznesmeni Alikaj.

Reagimi i Eduard Alikajt në Facebook:

Kisha vendosur ta ndërroja.

Tani më duhet ta ri-bëj sepse jo vetëm u dogj për mua, por edhe më tregoi se deri tek ajo mund të afrohen.

Për afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dëshmitar që vëmendjen ua tërhoqi çakmaku që ndezi benzinën. Policia e zjarrfikësit ndërhyn me shpejtësi duke kufizuar edhe dëmet. Herët a vonë do dali si e qysh?!

Po një apel kam për atë fukara që hodhi benzinën. Për atë që për pak shpërblim, është shfrytëzuar nga të tjerë.

Gjej mënyrën, e më bëj të ditur kush….(?!)

10-fish do shpërblehesh e mik do të kem.

Çfarëdo do më thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!

Alikaj rreth një vit më parë është përfshirë në një tjetër konflikt në qytetin  e Vlorës, ku më pas u përball dhe me drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment