Hyn në fuqi vendimi/ Ja si do të deklasifikohen sekretet shtetërore në ministri dhe...

Hyn në fuqi vendimi/ Ja si do të deklasifikohen sekretet shtetërore në ministri dhe...

20:07, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një strukturë e posaçme e emërtuar “Komisioni i Deklasifikimit, Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror”( KDZH) do të ngrihet në çdo ministri apo institucion shtetëror që administron informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”.

Kjo përcaktohet në një vendim të Qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

 “KDZH-ja përbëhet nga jo më pak se 7  anëtarë. Numri i anëtarëve të KDZH-së duhet të jetë, gjithmonë, numër tek. Anëtarët e KDZH-së duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie personeli të përshtatshme.

Kryetar i kësaj strukture parashikohet të jetë titullari i ministrisë apo i institucionit shtetëror që ka në zotërim informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Ai drejton mbledhjet e KDZH-së.

Referuar rregullores së re, kërkesa për deklasifikimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” i drejtohet KDZH-së dhe mund të paraqitet nga: fondkrijuesi, fondruajtësi, çdo punonjës apo strukturë e interesuar brenda ministrisë apo institucionit apo çdo person fizik apo juridik.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco