Ish-drejtuesi i policisë: 3 urdhër-arrestet nuk do ekzekutohen, ata janë dërguar jashtë vendit

Ish-drejtuesi i policisë: 3 urdhër-arrestet nuk do ekzekutohen, ata janë dërguar jashtë vendit

14:36, 23/11/2017
A+ Aa A-

Arjan Hoxha, ish-drejtues i lartë policisë ka deklaruar se 3 urdhër- arrestet të lëshuara ndaj shefave të policisë nuk kanë për t’u ekzekutuar asnjëherë pasi ata janë ndihmuar nga shteti për të dalë jashtë vendit.

“Kanë lejuar edhe trafikimin e drogave të rënda siç është heroina kokainë dhe trafikimin e armëve. Mes tyre ka edhe policisë që janë përjashtuar nga detyra. Pa vendim të gjykatës nuk mund të fajësohen ata.

Kemi të bëjmë me një krim ndërkombëtar. I kemi denoncuar gjithmonë si të lidhur me krimin. Tahiri hoqi nga puna pa të drejtë gjithë ata punonjës policie dhe ata fituan të drejtën me gjykatë dhe ai ripranoj këta punonjës. Ish ministri bëri veprime në kundërshtim me ligjin. Pra është shkelja më flagrante në burimet njerëzore.

Pra qëllimi ishte për ta bërë vendim në këtë gjendje që është sot. Si mund të thuhet se unë nuk ka adresat e këtyre personave ku unë u kam pasur në vëzhgim? Në analizën time policia ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal.

Pa bekimin e drejtuesve dhe ministrit nuk mund të mbillej vendi i gjithë me drogë. Nga 1 mijë punonjës ti si ministër do të merresh vesh njëherë se ka drogë në vend se po mbillet për shembull në Shkodër. Ky vend ka më shumë parcela me drogë.

Me aq përvojë sa kam unë ato urdhër-arreste nuk do të ekzekutohen pasi një oficer nuk mund të largohet pa lejen e drejtorit. Janë të ndihmuar për t’u larguar nga vendi dhe për të shpëtuar nga ky aktivitet kombëtar që është ai i kultivimit të drogës në vend.”, u shpreh Hoxha gjatë një interviste në studion e televizionit FaxNews. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja23/11/2017 15:04

Po Artan ashtu eshte. Llogjika me e varfer e kupton kete gje. Une e kam shkruar qe dje kete gje, qe ata jane ndimuar me pare nga shteti per tu larguar nga vendi, te paisur dhe me pasaporta te tjera. Ata nuk munde te arrestoheshin, pasi nuk jane ata qe kane organizuar kanabizimin e vendit, por shefat e tyre (Tahiri - Rama) . Nese ata apo te tjere si ata do te arrestohen, ata do te tregojne hallkat e tjera, pranda duhet te shpetohen, per te shpetuar Cakon,Tahirin, Ramen. Kanabizimi i vendit eshte jo rastesore e sporadike, por e mire organizuar nga shteti dhe nga nderkombetaret e tiranes.

Shto koment

Denonco