Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Arrestohet roja e Teatrit Skampa, nuk dihet kush ia vodhi financieres 4500 euro nga të vetat

Arrestohet roja e Teatrit Skampa, nuk dihet kush ia vodhi financieres 4500 euro nga të vetat

10:04, 20/11/2017
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka njoftuar sot se ka arrestuar rojen private të Teatrit Skmapa në Elbasan lidhur me vjedhjen e 4500 eurove personale të financiares së këtij Teatri.

Sipas Policisë, roja e kishte neglizhuar kryerjen e detyrës.

NJOFTIMI I POLICISE

Arrestohet në flagrancë roja i planizuar me shërbim pranë Teatrit Skampa për neglizhencë në kryerjen e detyrës Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku persona të paidentifikuar  në Lagjen  “Luigj Gurakuqi” kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat  e katit të dytë në Teatrin  Skampa por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga Institucioni.

Nga veprimet  e para  hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres  së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e  zyrës së Financieres së këtij institucioni  dhe se kjo shumë parash  ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private dhe  ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit Skampa dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 248, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco