Vrasja e Komisarit Artan Cuku, Krimet e Rënda lënë në qeli Mikel Shallarin

Vrasja e Komisarit Artan Cuku, Krimet e Rënda lënë në qeli Mikel Shallarin

12:12, 17/11/2017
A+ Aa A-

Ka dalë sot në gjyq i tensionuar dhe i papërqendruar Mikel Shallari i cili akuzohet për vrasjen e komisar Artan Cukut.

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vlerësim për masën e sigurisë, pasi i akuzuari ka kërkuar detyrim paraqitje.

Papritur duke kërkuar të rrëzohen provat e marra ndaj tij jashtë afatit, avokati i tij kërkoi që seanca të zhvillohej pa media, pasi sipas ti rrezikohet jeta e Shallarit.

Pas kësaj, gjykata ka vendosur që seanca të bëhej e mbyllur. Në fund është vendosur që ai të lihet në qeli.

Avokati i Mikel Shallarit ka depozituar ditën e djeshme pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda një kërkesë për t’u liruar nga paraburgimi, ku po mbahet që prej 10 qershorit të këtij viti.

Burimet thonë se Mikel Shallari pretendon se ndaj tij nuk ka prova për vrasjen e kryer dhe se ai po mbahet pa arsye në paraburgim. Kjo kthesë e tij në dëshmi bie ndesh me atë që ka thënë para hetuesve për vrasjen e bujshme që ka ndodhur më 8 prill të këtij viti, ku komisari u ekzekutua në hyrjen e pallatit ku banonte.

Shallari mësohet të ketë thënë para hetuesve se ai i kishte takuar porositësit e atentatit ndaj Artan Cukut përmes një të afërmi të tij. Sipas Shallarit, i afërmi i kishte thënë se porositësit ishin nga Jugu i Shqipërisë dhe se kërkonin dikë që nuk kishte probleme me ligjin, në mënyrë që të mos kapej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco