Hoxha në SYRI.net: Shqipëria është kthyer në vendin që po pastron paratë e botës

Hoxha në SYRI.net: Shqipëria është kthyer në vendin që po pastron paratë e botës

18:23, 14/11/2017

Duke folur në studion e SYRI.net gazetari Poli Hoxha është shprehur se vendi ynë nuk po pastron vetëm paratë e krimit të brendshëm, por edhe para të krimit nga vendet e tjera të botës.

‘Shqipëria jo vetëm që po pastron paratë e veta, por duket se është duke pastruar edhe paratë e krimit në vendet e tjera’, u shpreh Hoxha përballë gazetarit Alen Xhelili.

Sipas tij, ‘po vijnë para nga jashtë vendit’.

‘Paratë po investohen në ndërtime, në pallate. Zonat periferike kanë pësuar bum ndërtimesh. Ai që ndërton me para të pista nuk mërzitet nëse shet apo jo.

E rëndësishme është të futen paratë në kanale zyrtare dhe më pas gjithçka shkon sipas rrjedhës’, tha gazetari Poli Hoxha në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment